Gjesti i shëmtuar i Di Marias ndaj tifozëve

07/01/2014 00:00

Angel Di Maria bëri një gjest shumë të shëmtuar ndaj tifozëve të Real Madrid në momentin që u zëvendësua, në takimin që madrilenët fituan 3-0 ndaj Celta Vigos në “Santiago Bernabeu”.

Argjentinasi po vërshëllehej nga tifozët për shkak të lojës jo të mirë të zhvilluar dhe kur po dilte nga fusha për t’i lënë vendin Gareth Bale në minutën e 64, Di Maria iu përgjigj tifozëve duke prekur organet gjenitale.

Klubi madrilen ka bërë të ditur se do e dënojë mëngjarashin për këtë gjest të pahijshëm, por vetë Di Maria nuk pranon se ky veprim i drejtohej publikut.

“Nuk ishte një veprim drejtuar publikut apo dikujt tjetër. Thjesht një veprim instiktiv. Nëse do të isha i nxehur, nuk do t’i kisha dhënë dorën as Bale-t. Problemi është se të gjithë po presin që unë të bëj diçka që të më sulen pastaj”, tha argjentinasi për radion ‘Fox Sport’.

“Familja ime ishte në stadium dhe unë kurrë nuk do e bëja atë gjest me ata të pranishëm”, shtoi Di Maria, i cili ka humbur vendin e titullarit tek Reali dhe në dhjetor lindën zëra se ai do të largohej për tek Monaco.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta