
Leo Messi është grumbulluar për ndeshjen e Kupës së Mbretit që Barcelona do të luajë të mërkurën ndaj Getafe, e vlefshme për fazën e 1/8-ve të kompeticionit.
Argjentinasi është rekuperuar nga dëmtimi muskular dhe është gati të rikthehet të luajë. Kanë kaluar 58 ditë që nga dita e dëmtimit dhe Gerardo Martino ka vendosur ta përfshijë në listën e lojtarëve të grumbulluar.
“Messi ndihet mirë, ka bërë disa seanca stërvitore dhe gjëja e vetme që i mungon është ndeshja zyrtare. Nuk e di nëse do e fus titullar ndaj Getafes apo do e nisë ndeshjen nga stoli. Nëse luan, shpresoj të shënojë të paktën një gol. Messi na jep të gjithëve më shumë besim dhe na përmirëson në lojë”, tha Martino.
Nga ana tjetër, Xavi Hernandez, Marc Bartra dhe Dani Alves nuk janë grumbulluar nga tekniku argjentinas për këtë takim.
Top Channel