Vlorë, ekzekutohet një 32-vjeçar

06/01/2014 00:00

Një person është vrare dhe dy të tjerë u plagosen në zonën e Ujit të
Ftohtë në qytetin e Vlorës, pasi u qëlluan me breshëri automatiku nga
një person për të cilin thuhet se është identifikuar nga policia.

Ngjarja ndodhi rreth ores 13:20, kur të katërt personat ndodheshin ne ambientet e nje hoteli ne kete zone ku kane nisur nje debat e me pas sherr per mospagimin e qirase se nje objekti. Pak minuta me vone jane degjuar krismat dhe tre persona morren plage te renda. Ata jane tre kusherinj, nje prej te cileve humbi jeten me pas nga plaget e renda. Viktima eshte 32-vjeçari Murdar Binjakaj, ndërsa dy të personat e plagosur janë kushërinjtë e tij, Kledian Binjakaj dhe Reshat Muskaj, të cilët janë në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës.

Autori i kesaj ngjarje eshte shpallur ne kerkim dhe policia ka ngritur disa postoblloqe ne akset nacionale dhe eshte duke kerkuar edhe ne zonen ku ndodhi vrasja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA