Tepelenë, kapen 150 kg kanabis

06/01/2014 00:00

Rreth 150 kilogramë lëndë narkotike e tipit hashash janë sekuestruar pasditen e së hënës në një automjet që udhëtonte në aksin Përmet-Tepelenë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave furgoni me drogë është ndaluar në afërsi të fshatit Peshtan.

Burimet saktësojnë se transportuesit e lëndës narkotike, që dyshohet të jenë dy të rinj nga Vlora, e kanë braktisur mjetin dhe janë larguar.

Një ditë më parë ishte policia e Durrësit që sekuestroi një sasi prej 26 kg kanabis sativa në portin e qytetit.

33-vjeçari Leonard Bisku nga fshati Ballas i Kavajës, emigrant në Itali, tentoi të kalonte drejt shtetit fqinj këtë sasi droge.

Bisku e kishte fshehur sasinë e bimës narkotike në brendësi të 6 gomave aktive të kamionçinës së tij.

Në momentin që i riu po kryente proçedurat e imbarkimit në një nga tragetet e linjës Durrës-Bari, shërbimet policore pas një kontrolli të imtësishëm konstatuan drogën e fshehur.

I riu nga Kavaja u arrestua menjëherë nga shërbimet policore për të vijuar më tej me proçedurat hetimore. Nga hetimet paraprake rezultoi se sasia e drogës kishte si destinacion tregun e Firences, ku 33-vjeçari jeton.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta