Seria A, Juventusi shkatërron Romën

06/01/2014 00:00

Juventusi shndërrohet në një përbindësh në këtë sezon dhe e fillon vitin 2014 me fitoren e 10 radhazi, por që ka një vlerë shumë më të madhe pasi bardhezinjtë fituan 3-0 ndaj Romës, rivalit direkt për titullin e këtij sezoni.

Në momentin më të mirë të Romës, Vidal shndërron në gol asistin e Tevez, ndërkohë që e gjithë pjesa e mbetur e pjesës së parë është nën dominimin e romanëve.

Me fillimin e të dytës, sërish vendasit gjejnë golin e dyfishojnë rezultatin me Bonuçin pas një skeme të Pirlos. Tensionohet loja dhe shumë shpejt, brenda dy minutave, De Rosi në fillim e më pas Kastan dalin me karton të kuq, ky i fundit duke dhuruar një 11-metërsh i cili shndërrohet në gol nga Vuçiniç.

Në këtë mënyrë, me 8 pikë të shkëputur të vetëm në krye, kampionët e Italisë hipotekojnë titullin e “kampiones së dimrit” e në të njëjtën kohë duke iu afruar edhe më shumë ëndrrës për titullin e tretë radhazi kampion nën drejtimin e Kontes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA