Seria A, fitojnë Napoli, Lazio e Milan

06/01/2014 00:00

Lacio ka mundur Interin me rezultatin 1-0 dhe këtë gjë e bën në ditën e debutimit, apo të rikthimit, të Edi Reja-s si trajner.

Ka vendosur gjithçka goli i Klose-s, 10 minuta nga fundi i takimit, ndërkohë që vlen për t’u përmendur edhe paraqitja e mirë e portierit shqiptar, Etrit Berisha, i cili u aktivizua 90 minuta në këtë takim.

Edhe pse rastet kanë qenë të pakta, në të vetmet momente që i është dashur të ndërhyjë, portieri i përfaqësueses sonë është treguar i saktë.

Sa i përket Interit, kjo ishte humbja e tretë nën drejtimin e Maxarri-t.

Napoli ka fituar 2-0 ndeshjen e javës së 18 të Serisë A ndaj Sampdorias
dhe i është afruar vendit të dytë që mbahet nga Roma, që u mund të dielën
në mbrëmje nga Juventusi.

Skuadra e drejtuar nga Rafa Benitez arriti të marrë 3 pikët falë dygolëshit të belgut Mertens (53’ dhe 62’).

Pas këtij rezultati, Napoli renditet në vendin e tretë të Serisë A me 39 pikë, 10 më pak se Juventusi i vendit të parë dhe 2 më pak se Roma e vendit të dytë.

Kjo është humbja e parë e Sinisa Mihajlovic, që kur mori detyrën si trajner i Sampdorias.

Fillimi i vitit ishte i mbarë edhe për Milanin, i cila ka përjetuar një gjysmë sezoni ndër më të dobtit në histori.

Kuqezinjtë, të udhëhequr nga Kakà, autori i një dygolëshi, mposhtën lehtësisht në “San Siro” skuadrën e Atalantës. Rezultati 3-0 u kompletua nga një gol i debutuesit Cristante.

Per Kakà-në, dy golat e shenuar kishin nje rendesi te vecante, pasi ishin i 100-ti dhe i 101-ti ne karrieren e tij me fanelen e Milanit ne Serine A.

Në ndeshjet e tjera të zhvilluara ditën e hënë, ra në sy fitorja e Veronës në Udine. Skuadra surprizë e ardhur nga Seria B fitoi 1-3 në transfertë, duke u ngjitur në vendin e pestë, në kuotën e 32 pikëve.

Renditja e kampionatit italian pas 18 javëve të para

49 – Juventus
41 – Roma
39 – Napoli

36 – Fiorentina
32 – Verona

31 – Inter
25 – Torino
23 – Parma
23 – Genoa
23 – Lazio
22 – Milan
21 – Cagliari
20 – Udinese
18 – Sampdoria
18 – Atalanta
16 – Chievo
15 – Bologna
14 – Sassuolo
13 – Livorno
13 – Catania

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta