Lamtumirë Eusebio, 3 ditë zi në Portugali

06/01/2014 00:00

Qindra-mijëra tifozë kanë bërë homazhe mbi trupin e pajetë të legjendës së futbollit portugez Eusebio i cili ndërroi jetë pas një ataku kardiak në moshën 71-vjecare. 

Për nder të tij qeveria portugeze shpalli 3 ditë zi kombëtare, gjë e cila i dha mundësinë tifozëve portugezë, dhe jo vetëm të vërshonin drejt stadiumit Luz në Benfikë, aty ku ishte vendosur trupi i pajetë i Eusebios.

Eusebio u shpall futbollisti më i mirë në Europë në vitin 1965, ka fituar Kupën e Europës me Benfikën në vitin 1962, ndërkohë që ka luajtur 64 me fanelën e kombëtares portugeze dhe ka shënuar 41 gola, rekord ky i paprekur për rreth 2 dekada. (Në foto homazhet në stadium dhe në bashkinë e Lisbonës)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA