La Liga, Real, sërish -5 nga kryesuesit

06/01/2014 00:00

Në javën e 18 të La Liga-s, Reali i Madridit mund me rezultatin 3-0 Celta Vigo-n në “Bernabeu”, duke e çuar sërish në -5 pikë distancën me Barcelonën dhe Altetiko Madrid, që kryesojnë klasifikimin.

Skuadra e Ancelotti-t ka arritur të tregojë më të mirën e saj, por vetëm në pjesën e dytë.

Në fillim ishte Benzema, ai që zhbllokoi rezultatin, ndërsa pak minuta më pas është Cristiano Ronaldo, i cili, jo vetëm dyfishon, por shënon edhe golin e tretë, që vulosi rezultatin në shifrat 3-0.

Për më tepër, të tretin ia kushtoi Eusebio-s, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë.

Top Channel