Një pjesë mendonin se gjithçka filloi apo mbaroi me shtëpine e Republikës, me debatët që pasuan e që nuk kane marrë një zgjidhje ende edhe sot.

Por, në fakt Korça, qyteti i vlerave dhe historisë rrezikon të humbë edhe shumë monumente të tjera të rralla. E këtu, sigurisht nuk flitet për betonerira çfarëdo, por për elemente identitare që rrezikojnë të kenë të njëjtin fat si me shtëpinë e Republikës.

Premtimet per rikthimin ne identitet pasojne njera-tjetren, ndersa ne realitet, shtepia ku Themistokli Germenji ne 10 dhjetor 1916 shpalli krahinen autonome te Korces qendron e gjynjezuar, fshehur pas nje muri teneqesh te rendomta.

Ende nuk dihet fati i saj, fjalet nuk ringrene monumentet historike, e deri me sot per kete godine kane ardhur veç te tilla.

Jo larg, vetem disa qindra metra, monumenti i Themistokli Germenjit ku ndodhen edhe eshtrat e tij hedh shikime te zbehta nga bardhesia e harreses qe i ka mbuluar krahet.

Eshte shpallur monument kulture ne vitin 1963, por kjo mesa duket nuk ka mjaftuar per t’i dhene nje vemendje me te madhe ne perkujdesje te tij.

Hera-heres duket sikur shikimi i patriotit shkrihet rrugicave te hijshme te Korçes, ku fshihen shume elemente te tjere identitare qe sot gjenden ne kufijte e mbijeteses.

Ne krah te konsullates greke vetem pak muaj me pare ngrihej kjo godine historike….

Por, sot gjerat jane te ndryshme…. Dikur ka qene nje godinë hije-rende, disakateshe qe i perkiste familjes Zografi, ndersa sot eshte gjunjezuar si treguesi me i dhimbshem i humbjes se nje tjeter vlere per qytetin e Korçes.

Disa here e patem paralajmeruar domosdoshmerine per nderhyrje ne kete godine, por kurre su be asgje.

Mesa duket, alternativa me e mire u konsiderua shembja e saj…..Vështrimi i gureve qe kane zene njeri-tjetrin, bie mbi shtepine e Petro Dhimitrit apo fotografit sic e njohin korçaret.

Eshte njeriu qe i ka dhene shqiptareve fotografine qe kemi sot nga pavaresia, ate te mitingut te shkronjave apo fotografine e famshme te dy patrioteve Çerçiz Topulli e Mihal Grameno.

Shteti, ne 100-vjetor u mjaftua me nje pllakate te rendomte , qe duket edhe me e rendomte kur shikon sesi eshte katandisur shtepia e tij.

Diku ne krah eshte edhe nje tjeter monument kulture i kategorise se pare shpallur ne vitin 1963, qe njihet si shtepia e Vaske Zengos…edhe ajo e katandisur si mos me keq. Tabela perkatese eshte treguesi i pare dhe i fundit qe e lidh me shtetin.

Te gjithe e mbajne mend kete shtepi nga ku Ollga, aktorja Violeta Manushi dhe Rajmonda Bulku ne komedine “Zonja nga Qyteti” hidhnin hapat drejt fshatit….por nga atehere kane kaluar kohe dhe shtepia ka ndryshuar pamje.

Filma te tjere si “Rrugicat qe kerkonin Diell”, “Kush vdes ne Kembe”, “Gjeneral Gramafoni”, “Perballimi” kanë fiksuar gjate xhirimeve pamjet e nje tjeter monumenti kulture shpallur i tillë ne vitin 1973.

Pazari i vjeter i qytetit te Korçes. Sot, ne keto rrugica nuk kupton me asgje, kaosi mbizoteron kudo ndersa godinat pergjate tij duket sikur do te bijen nga casti ne cast. Mes tyre Hani i Manastirit edhe ai ne vetvete monument kulture i vitit 1973…. Realiteti qe ofron sot eshte i dhimbshem.

Sikur te mos mjaftonte, edhe Mesonjtorja qe qendron cuditerisht e mbyllur, ka vene nje bark te majme nga lageshtira, ndersa krisjet e problemet e tjera i dallohen gjithkund neper trup.

Nuk ndryshon asgje edhe ne Banesen e Vllazerise Frasheri, siç njihet ne qytetin e Serenateve.

Godina e Andon, Miçe dhe Teni Frasherit, e ndertuar ne 2 maj 1870, monument kulture ofron nje pamje per te ardhur keq.

E po ashtu edhe shtepia e Thoma Turtullit, Rrako Qirjakuqit e shume te tjera. Mes tyre nje tjeter shtepi e rrezuar dhe e kthyer sot ne nje kosh plehrash… dikur ketu qendronte prifti patriot vlleh Papa Llambro Ballamaçi, të cilin e masakruan greket sepse meshonte shqip e per me teper ngriti flamurin shqiptar.

Banesa e firmetarit te pavaresise Spiridon Ilo eshte nje hije e vetevetes, ndersa Vila Polena nuk ka marre kurre as edhe nje kacidhe mbeshtetje per restaurimin e saj, edhe pse eshte monument kulture.

Ne sfond ushtari i panjohur edhe ai i zbardhur nga mungesa e përkujdesjes. Nga pas i ben hije flamuri shqiptar i vendosur si shenje identiteti ne Katedralen Ortodokse te qytetit nga mitropoliti Joan Pelushi.

Korça eshte nje nga ato qytete ku rrezaton qytetaria, ku shtepite, sokaket, dritaret, kalldremet flasin me gjuhen e historise, e identitetit te hershem te saj, ndaj ky qytet meriton me shume mbeshtetje, meriton me shume vemendje, me shume investime…per te mos humbur asnje nga pjesezat e saj.

Korça eshte nje perlë e Shqiperise dhe si e tille duhet ruajtur, e per ta bere kete nuk mjaftojne fjalet, korcaret duan e meritojne vepra….

Top Channel