“Brazili, vonë me përgatitjet e Botërorit”

06/01/2014 00:00

Pesë muaj para fillimit të Botërorit, Joseph Blatter nuk ka fshehur shqetësimin e tij për turneun më të rëndësishëm të futbollit që do të zhvillohet nga 12 qershori në 13 korrik.

“Brazili është vendi organizator më i vonuar në përgatitjet e tij që kur unë jam president i FIFA-s edhe pse ka qenë vendi që ka pasur më shumë kohë për t’u përgatitur, plot 7 vite”, tha Blatter në një intervistë për gazetën zvicerane “24 Ore”.

Janë 6 stadiume që duhet të përfundojnë para verës dhe me shumë mundësi njëri prej tyre (Itaquerao i San Paolos) do të jetë gati vetëm në muajin maj.

“Brazili vetëm tani e ka kuptuar që ka nisur t’i bëjë gjërat shumë vonë”, shtoi presidenti i FIFA-s, i cili theksoi se nuk ka frikë për protesta të reja gjatë Kupës së Botës.

“Do të ketë manifestime të ndryshme, por nuk kam frikë sepse futbolli do të jetë i mbrojtur. Gjithashtu, nuk mendoj se brazilianët do të sulmojnë futbollin pasi për ta futbolli është si feja”, tha Blatter.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA