Barça, 4 gola Elçes në “Kamp Nou”

06/01/2014 00:00

Barcelona ka shkatërruar 4-0 Elçen në “Kamp Nou” në javën e 18 të kampionatit spanjoll.

Me këtë fitore, katalanasit rikthehen në krye të klasifikimit në kuotën e 49 pikëve, aq sa edhe Atletiko Madrid.

Pa Mesin dhe me Nejmar në stol, Barça gjen rrugën e rrjetës me Aleksis Sançes, i cili është autori i një triplete në këtë takim.

Ndërkohë, Elçe nuk ia del mbanë të bëjë asgjë as këtë javë, duke qëndruar në kuotën e 17 pikëve në vendin e 15-të.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta