Super Bowl, rekord shikueshmërie! 111,5 mln teleshikues

04/01/2014 00:00

Triumfi i i Seattle Seahawks në Super Bowl kundër Denver Broncos ka qenë ngjarja më e shikuar televizive në historinë e Shteteve të Bashkuara, bën të ditur rrjeti Fox TV. Eventi sportiv shënoi 111,5 milionë shikues gjatë mbrëmjes së të dielës.

Kjo është hera e katërt në 5 vitet e fundit, që një finale e Super Bowl-it ka shënuar rekord për sa i përket shikueshmërisë, bëjnë të ditur korrespondentët e BBC.

Por, për t’u theksuar është fakti se vetëm momenti i pushimit midis pjesëve e tejkaloi këtë rekord, me 115,3 milionë shikues, të cilët ishin duke ndjekur Bruno Mars dhe Red Hot Chili Peppers të performonin drejtpërdrejt.

Këto shifra lënë ndjeshëm prapa krahëve shikueshmërinë prej 110,8 milionë të shënuar nga Beyonce gjatë vitit të kaluar, por edhe rekordin e mëparshëm prej 114 milionë shikuesish të vendosur nga Madonna, 2 vite më parë.

Fillimisht, ekzistonte frika se natyra e njëanshme e ndeshjes, me fitoren e thellë të Seahaëks 43-8, mund të kishte shkaktuar disa pezullime nga të drejtat e përvitshme televizive, por shifrat përfundimtare treguan se edhe njëherë tjetër Super Bowl vendos një standard të ri për shikueshmërinë.

Ekspertët thonë se 5 finalet e fundit të Super Boël-it janë futur në 5 programet televizive më të shikuara në historinë e SHBA-ve, duke eklipsuar kështu rekordin e mbajtur prej një kohe të gjatë nga programi televiziv “the M*A*S*H finale”, në 1983, që tashmë renditet në vendin e 6.

Fox TV bëri të ditur gjithashtu se rreth 2,3 milionë njerëz kanë parë transmetimin e ndeshjes në internet, gjë që arriti kulmin në fundin e parcialit të tretë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA