Levandovski firmos për Bajernin

04/01/2014 00:00

Ajo që qarkullonte në media që prej merkatos së verës së kaluar tashmë ka marrë fund, Levandovski që nga 1 korriku do të jetë zyrtarisht një lojtar i Bajernit të Mynihut.

Lajmi u njoftua fillimisht nga mediat gjermane dhe më pas mbërriti edhe konfirmimi zyrtar nga klubi bavarez.

“Levandovski është njëri prej sulmuesve më të mirë në botë dhe ne jemi të gëzuar që mundëm të nënshkruajmë me të. Ai do të forcojë skuadrën dhe do të na japë ne një tjetër shtysë. Jemi të gëzuar që firmosëm një kontratë 5-vjeçare”, deklaroi kreu i Bajernit, Karl-Heinz Rummenigge.

Por për të veshur fanelën e Bajernit, sulmuesi polak duhet të presë fundin e sezonit, ose më saktë datën 1 korrik, atëherë kur i skadon kontrata me Borusian e Dortmundit. Detajet e kontratës pritet të zbardhen në ditët në vazhdim.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta