
Një 18-vjeçar është plagosur me armë zjarri tip pistoletë mesditën e sotme ne qytetin e Elbasanit. Policia ben te ditur se ngjarja ka ndodhur në parkun Rinia pas nje grindjeje te momentit mes dy bashkëmoshatarëve.
Policia sqaron se 18-vjeçari Xhoi Rusta ka qëlluar me një plumb në këmbë bashkëmoshatarin e tij Erges Çota dhe me pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
I plagosuri është transportuar në spitalin kirurgjik të Elbasanit nga kalimtarë të rastit ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shpallur në kërkim autorin dhe po punon për kapjen e tij.
Paraprakisht mësohet se shkak i plagosjes së 18-vjeçarit ka qenë grindja e momentit mes dy të rinjve, por nuk përjashtohen edhe pista të tjera për të cilat policia po heton.
Të shtënat me armë zjarri në një zonë mjaft të populluar, sic është parku i qytetit, sidomos me gra e fëmijë, të cilët dalin për të shëtitur në ditët e fundjavës, kanë krijuar panik tek qytetarët. Ata shprehën se ndihen të pasigurtë edhe në vendet më publike ku rrezikohet jeta e fëmijëve të tyre.
Shkodër, atentat ndaj të riut
Një shtetas 26 vjec me iniciale H.P është qëlluar mbrëmë tek dera e shtëpisë së tij me breshëri automatiku në fshatin Shtoj të Shkodrës.
Për fat i riu ka shpëtuar pa marrë asnjë plumb,ndërsa ngjarja dyshohet se ka motive gjakmarrje.
Ka qenë ora 21.30 kur 26 vjecari po kthehej në shtëpi me automjetin e tij dhe përsona të armatosur dhe ende të paidentifikuar që i kishin zënë pritë tek dera e shtëpis e kanë qëlluar disa herë me armë zjarri automatik, por fatmirsisht asnjë plumb nuk ka arritur të kapë shënjestrën.ndërkohë që autorët kanë mundur të largohen me shpejtësi.
Policia në vendin e ngjarjes ka sekuestruar në cilësin e provës materiale 7 gëzhoja automatiku si dhe janë shoqëruar në polici disa përsona që dyshohet se kanë dijeni apo lidhje me ngjarjen.
Top Channel