Pogradec, vdes në gjueti 34-vjeçari

03/01/2014 00:00

Një 34-vjeçar nga fshati Bradomirë i Pogradecit ka humbur jetën pranë kufirit shqiptaro-maqedonas, teksa kishte dalë për gjueti.

Sipas të dhënave, Florjan Çera ka gjetur vdekjen teksa ishte për gjueti në tokën maqedonase. Sipas policisë, i riu ka rrëshkitur nga një shkëmb dhe ka humbur jetën.

Ngjarja është regjistruar para 4 ditësh, kur edhe mjegulla ka qenë e dendur, çka mendohet se e ka bërë të riun që të mos shohë mjaftueshëm dhe të humbasë ekuilibrin.

Policia maqedonase ka mbajtur trupin e të riut për 4 ditë dhe ua ka dorëzuar atë familjarëve vetëm një ditë më parë, pa bërë të qarta motivet e kësaj vonese.

Trupi i pajetë i të riut Florjan Çera mbërriti vetëm të enjten në Pogradec për t’u përcjellë në banesën e fundit.

Top Channel