Maradona: E largoj nipin nga zemra, nëse…

03/01/2014 00:00

Diego Armando Maradona ka lëshuar një tjetër provokim, që këtë herë prek nipin e tij Benjamin, apo të birin e vajzës së tij Giannina dhe dhëndrit Sergio Aguero.

“Është e pabesueshme se si ai luan futboll. E ardhmja e tij? Dëshiroj që ta vendosë ai vet, por nëse do të luajë tek Independiente do ta largoj…”. Bëhet fjalë për ‘largim’ nga zemra, pasi vet Maradona në këtë rast flet si dashamirës i Boca Juniors.

Dihet që “el Pipe de Oro” është një tifoz i zellshëm i Boca-s dhe, qoftë edhe mendimi se i nipi do të luajë me fanellën e klubit nga Avellaneda, e drithëron. Ndaj dhe, përmes një interviste për një media të huaj, i ndodhur tek e bija Dalma, ai ka bërë të qartë gjithçka në lidhje me nipin e tij.

Maradona ka folur edhe për Argjentinën, në prag të Botërorit të ardhshëm, që luhet në Brazil. “Nuk e kam parë kombëtaren, që kur lashë drejtimin e saj. E vetmja gjë që mund të them, është se edhe nëse nuk fitojmë, të paktën mos fajësoni Messi-n. Jam i sigurt se ai do të bëjë gjëra të mëdha, që do të luajë mirë. Por, le të mos fajësojmë atë për një lojë që luhet kolektivisht”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta