Botërori 2026, Gianni Infantino: Krenar që Irani është këtu. Presidenti Trump ishte thelbësor
Kampionati kombëtar i Hokeit ka thyer një rekord shikueshmërie, në këtë fillim viti të ri.
Toronto Maple Leafs kanë mundur Detroit Red Wing me rezultatin 3-2, në një përballje klasike të zhvilluar në ambient të hapur, ditën e mërkurë.
Në bazë të të dhënave të organizatorëve, shifra e të pranishmëve në stadiumin “An Arbor”, në Michigan, për të ndjekur këtë ndeshje, ka qenë një rekord më vete: 105,491. Edhe pse kushtet klimaterike kanë qenë ekstreme, pasi temperaturat kanë zbritur deri në -13 gradë celcius.
Kjo shifër konfirmohet se ka thyer edhe rekordin e mëparshëm, që është arritur në vitin 2010, kur përballeshin Michigan State me Michigan, teksa ajo përballje në atë vit u ndoq nga 104,173.
Top Channel