Galata, kontakte me Raiolan për Balotelin

02/01/2014 18:50

Balotelli-Galatasaray, ka kontakte. Pozicioni i sulmuesit italian te Milan nuk është më i palëkundshëm, siç ndodhte disa muaj më parë, ndërkohë që klubi turk ka bërë tentativën e parë.

Një drejtues i Galatasaray-t ka takuar Mino Raiola-n, agjentin e lojtarit, në Itali, me synimin për të ribashkuar dyshen SuperMario-Mancini, ashtu siç kanë qenë në kohët e Interit dhe Manchester City-t.

Balotelli nuk do të mund të luajë në Champions, nëse do të transferohej drejt Turqisë që në këtë merkato Janari, por shihet si tipi klasik i futbollistëve, që pëlqehen jashtëzakonisht nga tifozët e Galata-s, si dhe presidentit tepër të apasionuar Unal Aysal.

Megjithatë, asnjë ofertë zyrtare nuk është paraqitur në selinë e klubit të Milanit, pasi fillimisht pritet rikthimi i Galliani-t nga Brazili, ku ka shkuar për pushime, ndoshta edhe për ta përshpejtuar disi edhe tratativën për Nainggolan, lojtarit të Cagliari-t që pëlqehet aq shumë nga Allegri, tratativë që deri më tani duket se ka ngecur.

Top Channel