Botërori 2026, Gianni Infantino: Krenar që Irani është këtu. Presidenti Trump ishte thelbësor
Një Botëror përpara, si drejtues i pankinës së Japonisë, dhe një e ardhme e afërt shumë pranë drejtimit të “axurrëve” italianë, në vend të Cesare Prandelli-t.
Alberto Zaccheroni është kandidatura më e fortë që është përfolur së fundi, duke mposhtur edhe konkurrencën e madhe, dhe, duke pasur edhe sponsorizimin e Demetrio Albertini-t, zv/president i përgjithshëm dhe një ish-lojtar i tij, në kohën kur ishin pjesë e Milanit, duket se është më pranë akordit me Federatën Italiane të Futbollit, një kontratë që do të diskutohet në muajin Mars.
Ashtu siç është rënë dakord edhe për takimin me Cesare Prandelli-n, të cilit i skadon kontrata në fund të kampionatit botëror të verës së këtij viti, por që momentalisht është shfaqur i vendosur për të mos rinovuar bashkëpunimin me “të kaltrit”.
Edhe Zaccheroni-t, të cilin në Japoni e konsiderojnë tashmë diçka hyjnore, i skadon kontrata në fund të të njëjtit aktivitet, më i madhi sportiv sa i përket futbollit të ekipeve kombëtare. Për të, flitet se japonezët janë gati të bëjnë gjithçka për ta bindur të qëndrojë, por qëllimet e teknikut italian dhe kontaktet që ka pasur gjatë muajve të fundit me drejtuesit më të lartë të “Federcalcio”-s, japin indiciet e mjaftueshme që sugjerojnë se ai do të rikthehet në Itali.
Megjithatë, për epokën pas Prandelli-t, Zaccheroni ka edhe presionin e disa kolegëve të tjerë të famshëm: si Massimiliano Allegri, i cili do t’i thotë lamtumirë Milanit nëse nuk ndryshojnë gjërat dhe më pas do të pasohet nga Seedorf, e jo nga Prandelli.
Allegri është një kandidaturë që është marrë në konsideratë dhe sponsorizohet fuqishëm nga Adriano Galliani. Ndërkohë, më pak e bindshme është kandidatura e Antonio Conte-s, jo për aftësitë e tij, por për shkak se është tepër i sigurt se do të rinovojë me Juventus.
Conte, nga ana e tij, po vlerëson një nga klubet kryesore europiane dhe një pagë, që do ta klasifikonte atë mes trajnerëve më të paguar të botës. Nëse do të shkëputej nga bardhezinjtë për një aventurë me kombëtaren, te Juventus me siguri do ta zëvendësonte Prandelli.
Top Channel