Ende kritike gjendja e Shumakerit

01/01/2014 00:00

Gjendja e Mikael Shumakerit, pilotit më të suksesshëm të Formula 1 në
histori, është e qendrueshme, por kritike. Zëdhënësja e tij, Sabine Kehm
tha se gjendja e tij po ndiqet me shumë vemendje.

“Për momentin ky është një lajm i mire, por vetem për momentin. Situata mbetet kritike ne total sepse dëmtimet e tij ne koke janë shumë serioze. Kjo është arsyeja për mosdaljen ne një conference për shtyp te mjekeve, sepse nuk mund të japin më shumë informacion: Nuk ka ndryshime te rendesishme prej mesdites se djeshme”, tha zëdhënësja Kehm.

Mikael Shumaher është në komë farmakologjike në spitalin Grenoble, pas dëmtimeve që pësoi në tru, pas aksidenti gjate skive në Alpet Franceze. Të martën mjeket thane se ai ka treguar shenja përmiresimi, por nuk ka kaluar ende rrezikun.

Shumaher po bënte ski, jashte pistet kur u rrezua dhe goditi kokën në një shkëmb. Kaska që mbante u dëmtua menjehere. Ish-kampioni që do te mbushte 45 vjeç më 3 Janar, u terhoq nga Formula 1 për herë të dytë në vitin 2012. Ai ka fituar 7 kampionate dhe 91 gara gjatë karrieres 19-vjeçare.

Top Channel