Sezoni turistik në prag, pala greke zgjat orarin për kalimet në pikën kufitare të Qafë Botës Edhe pse në hyrje të galerise së braktisur ështe shkruajtur qartazi, “Mos hyj, rrezik”, 27-vjeçari Mirjan Bushi ka marrë përsiper rrezikun me shpresen për të gjetur hekurishte të cilat do t’i shiste më pas.
Ka qenë heqja e ndonjë kolone mbajtese ajo që ka provokuar rrëzimin e një masivi gurësh që i moren jetën viktimës.
Mirjan Bushi ka hyrë në galeri prej mesditës të së dieles dhe ka mbetur i bllokuar.
Pas vonesës mësohet se ka qenë vëllai i tij ai që ka sinjalizuar policinë dhe komunën.
Mendohet se i riu ka hyrë në 700 metra thellësi dhe është dashur ndërhyrja e Repartit të Inspektim dhe Shpëtimit në miniera, pasi ka qenë e pamundur ndërhyrja e punonjësve të komunës.
Në një ngjarje të ngjashme, në galerite e braktisura në Beragozh të Pogradecit, humben jeten 5 të rinj që kishin hyrë për të nxjere skrap nga nëntoka.
Ata u asfiksuan nga gazi i gjeneratorit që përdornin nëntokë.
Top Channel