Schumacher, në gjendje kritike

30/12/2013 00:00

Nuk ka përmirësim Michael Schumacher, gjendja e të cilit vazhdon të përshkruhet nga mjekët si “kritike”.

Ish-kampioni i Formula 1 ndodhet në koma klinike pas dëmtimeve në kokë, të marra gjatë një aksidenti me ski në alpet franceze, dhe drejtuesit e spitalit, ku është shtruar gjermani i famshëm, refuzuan të bëjnë parashikime afatgjata, duke u mjaftuar me pohimet se do ta ndjekin situatën e tij orë pas ore.

“Ka qenë duke lëvizur me shpejtësi goxha të madhe, kur ndodhi aksidenti. Pas ngjarjes, u soll me urgjencë në spitalin tonë, u operua me t’u kryer skaneri i kokës, por gjendja e tij mbetet kritike. Po i bëhen të gjitha trajtimet e rekomanduara, megjithatë nuk jemi në gjendje të themi se çfarë do të ndodhë me Michael Schumacher”, tha Profesor Jean Francois Payen, mjek.

Natën e së dielës, 44-vjeçari u operua për të dytën herë, sipas të përditshmes gjermane “Bild” dhe gazetës lokale franceze “Dauphine Libere”. “Bild”, madje, shkruan se mjekët kanë shpuar kafkën e tij, për të liruar presionin e brendshëm.

Me 91 gara dhe 7 kampionate të fituara, gjatë një karriere prej dy dekadash, Michael Schumacher konsiderohet si piloti më i suksesshëm në historinë e Formula 1.

Aksidenti i tij ka tronditur miq, kolegë e fansa në mbarë botën.

Jackie Stewart, kampion botëror i garës së famshme të makinave në vitet 1969, 1971 dhe 1973, uron që ai ta marrë veten sa më shpejt.

“E vetmja gjë, që mund të shpresosh, është të përmendet. Mjekët urojnë që rimëkëmbja të mos kërkojë shumë kohë dhe ai të ketë shpejt funksionim sa më të mirë të trupit dhe atë zhdërvjellësinë e mendjes, që kemi parë te Michael Schumacher. Mendoj se të gjithë dashamirësit nëpër botë këtë duan për të”, tha Jackie Stewart, tri herë kampion bote i Formula 1.

Aksidenti i rëndë i Schumacher, që thuhet të ketë përplasur kokën në një gur, ka risjellë në vëmendje çështjen e diskutuar edhe më parë, atë të sigurisë së këtij sporti.

Megjithatë, ekspertë si doktor Mike Langran janë të mendimit se të tilla episode nuk janë fort të zakonta.

Ngjarje të kësaj natyre, fatmirësisht janë tepër të rralla mes skiatorëve, – thotë ai, – edhe pse, kur ndodhin, kanë vëmendjen maksimale të medias. Ashtu si në çdo sport tjetër, edhe në ato të dëborës është e pamundur të eliminosh të gjithë rrezikun e pjesëmarrjes, – shton mjeku, – megjithatë ai mbetet në nivele relativisht të ulta.

***

Ne konferencen për shtyp, mjeket thane se “piloti është në gjendje kritike në spitalin e Grenoble, me demtime te rënda në kokë. Ende nuk mund t’ju themi se cfare po ndodh”.

“Mbremjen e kaluar ai ishte ne gjendje kritike dhe mbetet ne kete pike, ne gjendje kritike”, tha Marc Penaud, drejtor i përgjithshëm i spitalit të Grenoble.

“Per te u kujdesem menjehere pa vonese, sapo arriti ne spital ku u operua pas skanerit te trurit. Pas kesaj gjendja e tij eshte kritike. Nuk mund te themi asgje se cfare i ndodhi Mikael Shumakerit”, tha shefi i anestezise, profesor Jean Francois Payen.

Michael Schumacher eshte ne koma dhe ekipi i mjekeve qe po e ndjek gjendjen e tij thote se po punon ore pas ore. “Cfare mund te bejme, është të presim”, thane ata. Neurokirurgu Stefan Cabarde shpjegoi se “skaneri pas-operacionet foli per zona te medha gjakderdhjeve ne te dy anet e trurit te Shumakerit. Shumakeri qe mbush 45 vjeç me 3 Janar u terhoq nga Formula Nje për here te dyte ne vitin 2012. Ai fitoi shtate kampionate dhe siguroi 91 fitore ne gara gjate karrieres 19-vjecare.

Schumacher u aksidentua paraditen e së dielës ndersa ishte duke bere ski gjate pushimeve dimerore me familjen e tij.

Sipas komunikates zyrtare, ai ka mberritur ne spital ne gjendje kome dhe i eshte nenshtruar me urgjence nje nderhyrjeje kirurgjikale ne tru, por gjendja e tij mbetet kritike. Nuk eshte e qarte nese ai vazhdon te jete ne gjendje kome. Sipas mediave franceze, ai ka pesuar nje hemorragji cerebrale si pasoje e nje traume kranike.

Ne spital me te gjendet bashkeshorjta Corina dhe dy femijet, nderkohe qe tifoze te shumte jane mbledhur prane spitalit ku ai po kurohet, duke pritur per informacione.

Bota e F1: Lutemi për ty

Protagonistët e Formulës 1 reaguan menjëherë pasi mësuan lajmin e aksidentit të rëndë të Michael Schumacher , i cili përplasi kokën në një shkëmb kur ishte duke bërë ski në Meribel të Francës.

Shumë pilotë shprehën në Twitter keqardhjen dhe urimin që ish-kolegu i tyre të fitojë luftën me vdekjen.

Felipe1Massa:
“Po lutem për ty, vëlla. Shpresoj që të rekuperohesh sa më shpejt. Zoti të bekoftë, Michael.

Jules_Bianchi: “Shpresoj që të jesh mirë, Michael. Shërim të shpejtë.”

Romain Grosjean: Mendimet tona janë të gjitha për Schumin dhe familjen e tij. Shpresoj që të rekuperohet shpejt. Legjendë!

Heikki Kovalainen: “Dëgjova që Schumi ka bërë aksident me ski. Shpresoj që të mos jetë e rëndë dhe shpresoj të rekuperohet sa më shpejt. #legjendë”.

Jean-Eric Vergne: “Gjithë të mirat për Michael, shpresoj që gjithçka të shkojë mirë!”

Adrian Sutil:
“Shpresoj që Michael Schumacher të shërohet sa më shpejt. Urimet më të mira për të dhe familjen e tij.”

Vettel: Michael, do e fitosh garën më të rëndësishme të jetës tënde

Kampioni në fuqi i Botës në Formula 1, Sebastian Vettel, ashtu si shumë pilotë dhe sportistë të tjerë, ka shprehur në rrjetet sociale mbështetjen e tij për Mikael Shumaker, i cili ndodhet në gjendje kritike pas një aksidenti të rëndë me ski në Francë.

Gjermani i uroi shërim të shpejtë 44-vjeçarit: “Kjo është një ditë shumë e trishtueshme. Michael, kjo është gara më e rëndëishme e jetës tënde dhe do e fitosh me patjetër.”

“Michael ka qenë si një baba për mua në Formulën 1. Ai ka qenë (dhe do të vazhdojë të jetë) përkrah meje në çdo etapë të karrierës sime”, shkroi Vettel në Twitter.

Piloti i Red Bullit e shoqëroi mesazhin e tij me një foto emocionuese ku të dy pilotët kanë pozuar së bashku në etapa të ndryshme të karrierave respektive.

Top Channel