Interi, në ndjekje të Matës

30/12/2013 22:05

Interi është vënë në ndekje të Juan Matas, mesfushorit të Chelsea që nuk po figuron më në planet e Mourinhos si titullar fiks.

Sipas të përditshmes “TuttoSport”, Mata mund të shndërrohet në një prej blerjeve të para të mëdha të presidentit të ri të Interit, Erick Thorir.

Megjithatë, mbetet për të përcaktuar mënyra e blerjes, pasi Mourinho është i vendosur që të kërkojë për kartonin e spanjollit një prej futbollistëve kyç të rreshtimit të Interit, mesfushorin Freddy Guarin.

Për Interin, mundësia e preferuar do të ishte ajo e blerjes së Matës pa sakrikuar Guarin, ndaj tratativat nuk parashikohen të jenë të lehtë.

Pas ndeshjes së fundjavës ndaj Liverpool, Mata deklaroi nëpërmjet agjentit të tij se përballë konkurrencës së lartë për vende tek Chelsea, mund të ishte i detyruar të kërkonte një klub tjetër për të mos rrezikuar pjesëmarrjen në Botëror me Spanjën.

Top Channel