Xavi: Messi, më i miri në historinë e futbollit

29/12/2013 00:00

Xavi Hernandez beson ende se Leo Messi vazhdon të mbetet futbollisti më i mirë në Botë, edhe pse mesfushori spanjoll theksoi se Franck Ribery dhe Cristiano Ronaldo e meritojnë gjithashtu Topin e Artë për sezonin e mrekullueshëm që kanë zhvilluar.

“Ribery dhe Cristiano e meritojnë Topin e Artë, por unë mendoj se lojtari më i mirë i historisë së futbollit është Messi. Nuk kam pikën e dyshimit”, theksoi katalanasi.

Messi, Cristiano dhe Ribery janë finalistët e Topit të Artë FIFA 2013, çmim që do të dorëzohet në datën 6 janar 2014.

Duke folur për humbjen e thellë që Barcelona pësoi ndaj Bayern Munchen në Ligën e Kampioneve, Xavi tha: “Shpresoj që nëse ndeshemi sërish, të jemi më kompetitivë. E pranoj që bavarezët janë favoritë për ta fituar Champions-in.”

Spanjolli 33-vjeçar foli edhe për rëndësinë e shkollës së Barcelonës: “Të mësojnë të luash dhe të mësojnë vlera që duhet t’i kesh jashtë fushës. Nuk është thjesht një shkollë futbolli. Të mësojnë se respekti dhe vlerat morale janë më të rëndësishme se fitorja.”

Top Channel