Ndërron jetë Eusebio, legjenda e futbollit portugez

29/12/2013 10:05

Legjenda e futbollit portugez dhe një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave, Eusebio, ndërroi jetë mëngjesin e së dielës.

Me origjinë nga Mozambiku, Eusebio da Silva Ferreira ndihmoi Portugalinë që të bënte historinë, duke u renditur në vendin e tretë të Botërorit të vitit 1966, ku ai u shpall edhe golashënuesi më i mirë i turneut.

Autori i 41 golave, në 64 ndeshje zyrtare për Portugalinë ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare.

Për shkak të origjinës së tij afrikane, Eusebio është konsideruar shpesh edhe si futbollisti afrikan më i mirë i të gjitha kohërave.

Në karrierën e tij me klube, fituesi i Topit të Artë të vitit 1965 udhëhoqi Benfikën drejt sukseseve më të mëdha që ka njohur skuadra në histori, duke fituar një titull të Kupës së Kampioneve e duke avancuar edhe tre herë të tjera deri në finale.

Në vitet e fundit të jetës së tij, Eusebio ishte shndërruar në një ambasador të futbollit nga FIFA dhe u nderua me disa çmime të ndryshme nga ana e organizmave më të mëdhenj të futbollit në botë.

Top Channel