Milan: Balotelli nuk është në shitje

29/12/2013 09:25

Milani përgënjeshtroi mundësinë që Mario Balotelli të nxirret në shitje, nëpërmjet një deklarate të publikuar të dielën në faqen zyrtare.

Ishte një intervistë e presidentit Silvio Berlusconi dhënë për një revistë, në të cilën jepej një përgjigje evazive mbi të ardhmen e Balotellit, ajo që nisi këto zëra.

Megjithatë, klubi milanez nuk deshi të linte vend për keqkuptime. “Nëpërmjet kësaj komunikate dëshirojmë të përgënjeshtrojmë me forcë, çdo informacion që flet për nxjerrjen e Balotellit në shitje”, shkruhej në faqe.

Një komunikatë e tillë, gjithsesi nuk hedh poshtë të gjithë dyshimet për të ardhmen e Balotellit, i cili ka zhvilluar një sezon zhgënjyes në “San Siro”, duke bindur me sa duket, të bijën e Berlusconit, zëvendëspresidenten Barbara për mundësinë e shitjes.

Top Channel