Lëkundje të forta në Athinë, dy tërmete njëra pas tjetrës, ja sa ishte magnituda
Mediat turke pohojnë se mes dhjetra biznesmenëve të hetuar së fundmi në Turqi, me akuza për korrupsion, është edhe drejtori i kompanisë “Limak”, Nihat Ozdemir, kompani kjo që e ka me koncesion Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Gazeta turke “Hurriyet” shkruan se Ozdemir dhe disa biznesmenë të tjerë akuzohen për “krijimin e një organizate kriminale”, për mitmarrje, mashtrim, falsifikim të dokumenteve zyrtare, kërcënime dhe përvetësimin e aseteve të fituara me aktivitete kriminale.
Në mesin e 41 personave në rastin e dytë të korrupsionit, përveç Ozdemir janë edhe biznesmeni saudit Yasin al-Qadi, i akuzuar më parë për financimin e terrorizmit si dhe pronari i kompanisë së furnizimeve.
Ozdemir me “Limak” sapo ka fituar tenderin për ndërtimin e aeroportit të tretë të Stambollit. Para 3 muajsh, ai bashkë me kryeminstrat Erdogan, Thaci dhe Rama përuruan terminalin e ri të Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”.
Top Channel