Sulmohet Boateng, përfundon në spital

27/12/2013 01:20

Ndoshta mund të jetë Krishtlindja më e keqe, kjo e sivjetshmja për Kevin Prince Boateng.

Ish-lojtari i Milanit është sulmuar në afërsi të qytetit Gelsenkirchen, aty ku dhe luan aktualisht për skuadrën e Schalke 04.

Futbollisti ganez, sipas të dhënave paraprake, besohet të jetë goditur me grusht pranë shtëpisë së ish-bashkëshortes së tij. Gjatë rënies ka thyer edhe një vazo. Menjëherë është transportuar për në spital, ku i janë evidentuar të nxira në qafë dhe në shpinë.

Mbeten ende të panjohura motivet e agresionit ndaj tij. Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje, teksa ka marrë në pyetje edhe disa dëshmitarë.

Hipotezat e para flasin se përgjegjës i këtij sulmi është një mik i ish-gruas së tij.

Top Channel