Avokati i “Belle Air”, në seancën e radhës kërkoi nga gjykata civile që të shpallë masë të parakohshme për kompaninë ajrore “Belle Air”, në mënyrë që deri sa të përfundojë shqyrtimi gjyqësor me këtë kompani të mos kryhet asnjë veprim apo ndërhyrje nga përmbarimi.

Avokati Avni Shehu i kerkoi gjyqtarit te ceshtjes Ilir Celiku qe te shprehet sa me shpejt per kete kerkese, qe  ne nje fare menyre do te thote “ngrirje” te kompanise ajrore  per te mos ndodhur asnje abuzim me te.

Por gjyqtari i ceshtjes deklaroi se per kete kerkese do te shprehet diten e hene, pasi te degjoje edhe raportin e ekspertes se caktuar per kete ceshtje nese kompania “Belle Air” eshte ne prag falimenti apo jo. Me heret kompania “Belle Air” ka paraqitur nje kerkese per faliment, por jo me qëllim likujdimin e saj, por ristrukturimin deri në shlyerjen e të gjitha borxheve që i ka shtetit dhe palëve të treta.

Avokati Shehu pretendon para gjykates se shuma e detyrimeve në total që ‘Belleair’ ka ndaj tatimeve, bankave, aeroportit dhe aktorëve të tjerë kap shifrën 51.7 mln euro. Por nga ana tjeter sipas Prokurorise se Pergjithshme, ceshtja e “Belle Air” eshte nen hetim dhe nga Prokuroria e Tiranes per mashtrim te dhjetra qytetareve qe kishin prere bileten e udhetimit prane kesaj kompanie, por qe nuk munden te udhetonin dot nepermjet saj.

Top Channel