Britania goditet nga moti i keq

27/12/2013 11:30

Një stuhi e fuqishme ka lënë me mijëra britanikë të bllokuar, ndërsa ka shkaktuar vonesa dhe anullime të shumta në shërbimin hekurudhor dhe në fluturime, informoi ditën e premte “BBC”,

13 mijë banesa kanë mbetur pa energji, ndërsa në 25 mijë të tjera u mund të rikthehej elektriciteti gjatë orëve të para të mëngjesit.

Në 75 zona të ndryshme të ishullit është dhënë alarmi për përmbytje të mundshme, ndërsa era ka tejkaluar 100 kilometrat në orë, duke rrezikuar shkuljen e pemëve në zona të banuara.

Aktualisht, zonat më të goditura të Britanisë janë ato veriore, por edhe jugu është duke u përballur me shira të vazhdueshëm, ndërsa moti i keq pritet të vazhdojë edhe në 2-3 ditët në vazhdim.

Për shkak të situatës së krijuar, autoritetet këshillojnë të gjithë banorët që të shmangin udhëtimet e padomosdoshme në këto ditë.

Top Channel