Ndahet ndihma ekonomike

26/12/2013 00:00

Ndihma ekonomike qe merr Sheqere dhe Halil Hyseni në Tiranë, si invalidë
pune janë të ardhurat e vetme me të cilat mbahet kjo shtepi.

Ministri i Puneve dhe i Mireqenies Sociale, Erion Veliaj, ka zgjedhur famijen Hyseni, ne Tirane  jo vetem per te dhene mesazhin e fillimit te dhenies se ndihmes ekonomike, por edhe premtimin se vonesa te tilla nuk do te kete me.

“Nga sot, kushdo që ka pagesa të prapambetura të ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar mund të paraqitet pranë sporteleve përkatëse për t’i tërhequr ato”, tha Veliaj.

Prej disa javësh, Shërbimi Social Shtetëror i MMSR-së ka kallëzuar në Prokurori mbi 800 raste të abuzimit me skemën e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar.

Top Channel