Hetimet për grabitjen e argjendarisë

25/12/2013 00:00

Policia e Tiranës ka vazhduar me hetimet për gjetjen e vendndodhjes së babagjyshëve të armatosur, të cilët një ditë më parë grabitën një argjendari në Qendren Tregetare “TEG”.

Gjatë mëngjesit të së mërkurës u gjendën dhe dy nga armet e përdorura prej grabitesve, e policia ka shpresa të gjejë ndonjë provë në to.

Armët u gjetën në një kosh të mbeturinave në rrugën që përshkuan grabitësit pas vjedhjes. Policia pret një përgjigje të laboratorit kriminalistik, për analizat balistike të armes apo edhe të ndonjë gjurme të mundshme gishtërinjsh në to.

Policia ka shoqëruar një numër të madh personash për ngjarjen në fjale, duke marrë dëshmi të ndryshme, disa prej tyre me të dhëna që i shërbejnë hetimit.

Ne komunikimin zyrtar, policia nuk dha shume detaje, por bëri të ditur për një grup të posaçëm të ngritur për gjetjen e autorëve.

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë i ka angazhuar të gjitha forcat e saj hetimore në këtë çështje, duke i dhënë përparësi të madhe asaj.

Një ditë më parë, katër persona të veshur si babagjyshe të Vitit të Ri grabitën një argjendari në Qendrën Tregtare “TEG”. Ata u largua duke kryer qitje me arme edhe ndaj policise.

Top Channel