Sërish rinovim kontrate për Messin

24/12/2013 00:00

Leo Messi do të rinovojë për herë të shtatë kontratën që e lidh me Barcelonën. Kjo do të ndodhë menjëherë sapo të kthehet nga Argjentina, ku po rekuperohet nga dëmtimi muskular.

Sipas gazetës spanjolle ‘AS’, pas deklaratave të forta që shkëmbeu ylli i katalanasve me zv/drejtorin ekonomik të klubit, presidenti Rosell ka vendosur që të mbajë me të mira katër herë fituesin e Topit të Artë.

Javier Faus theksoi se “nuk ka shumë që zotërisë (Messi) i kemi rinovuar kontratën dhe nuk shoh arsye pse t’ia rinovojmë sërish.” Messi u përgjigj: “Faus nuk merr vesh nga futbolli. Barcelona meriton drejtues të nivelit të lartë.”

Messi e ka rinovuar në shkurt të këtij viti kontratën për herë të fundit. Kur të kthehet në Spanjë, përfaqësuesit e Messit do të takohen me ata të Barcelonës për të nënshkruar një tjetër kontratë.

Kontrata aktuale e Messit skadon në vitin 2018 dhe shifra që duhet të paguajë një klub tjetër për ta prishur atë është plot 250 milionë euro.

Top Channel