Cristiano, mbreti i golit për vitin 2013

24/12/2013 00:00

Cristiano Ronaldo është futbollisti që ka shënuar më shumë gola në vitin që po lëmë pas. Portugezi i Real Madrid ka shënuar 69 herë gjatë 2013-s duke thyer edhe rekordin personal (63 gola pati shënuar në vitin 2012).

Shumë larg janë ndjekësit e tij: Zlatan Ibrahimovic me 47, Messi me 45, Suarez me 42 dhe Cavani me 41.

Janë të rralla ndeshjet ku Cristiano nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës. Sulmuesi ka shënuar 38 gola në kampionat, 15 në Champions dhe 6 në Kupën e Mbretit. Me Portugalinë ka shënuar 10 gola.

Pikërisht golat janë argumenti i Cristianos në luftën për Topin e Artë. Finalistët e tjerë të këtij çmimi kanë shënuar shumë më pak se ai: Messi 45 dhe Ribery 23.

Top Channel