Sneijder: Nuk largohem nga Galatasaray

23/12/2013 19:40

Wesley Sneijder ndihet si në shtëpi në Stamboll dhe për këtë arsye nuk është i gatshëm që të dëgjojë oferta në merkaton e janarit.

Forma e mirë e holandezit, goli vendimtar i të cilit kualifikoi Galatasarayn në dëm të Juventusit në raundin e dytë të Champions League, e ka vendosur atë në shënjestër të disa skuadrave angleze, midis të cilave edhe Manchester United.

Megjithatë, mesfushori ndihet i lumtur me jetën në Turqi, ndaj nuk ka ndërmend të largohet. “Ka zëra për transferime sa herë që afrohet një merkato. Po pres me padurim që të vijë fundi i sezonit të shit-blerjeve, kështu që njerëzit të besojnë sërish fjalët e mia. Ndihem i lumtur këtu, tifozët janë të mrekullueshëm, ekipi shumë i fortë dhe nuk shoh arsye për t’u larguar”, deklaroi Sneijder.

I pyetur për shanset e kampionëve të Turqisë për t’u kualifikuar për në çerekfinalet e Champions, në dëm të Chelsea, holandezi shfaqi besim. “Do të jenë dy ndeshje shumë të bukura futbolli. Gallatasaray e meriton të jetë deri në këtë pikë, kalimi i grupit ishte shumë i rëndësishëm për moralin tonë dhe nëse luajmë me përqendrimin e duhur, atëherë besoj se mund t’a kalojmë edhe këtë raund”, komentoi Sneijder.

Top Channel