Niang: Milani më shkatërroi prej Balotellit

23/12/2013 19:45

Mbaje Niang mund të konsiderohet tashmë një ish-futbollist i Milanit.

19-vjeçari, i mbërritur në Itali nga Caen si një futbollist premtues, zhgënjeu gjatë një viti e gjysmë në “San Siro”, duke realizuar vetëm një gol në ndeshje zyrtare, edhe atë në Kupën e Italisë.

Megjithatë, sipas sulmuesit që iu bashkua të hënën Montpellier, faji për dështimin në ngjyrat kuqezi nuk ishte i tiji.

“Tek Milani nuk më mbajtën pasi gjithçka që bëjnë e bëjnë për Balotellin. Kush e sheh Milanin nga jashtë kupton se lojtarët e krahut, por edhe e gjithë skuadra në përgjithësi, luan vetëm për Balotellin. Kjo bën shumë të vështirë për këdo që të tregojë cilësitë e tij”, deklaroi Niang.

I kënaqur për rikthimin në Francë, tashmë ëndrra e Niang është të kalojë në një klub të madh brenda vendit, si Marseja apo Paris SG.

Top Channel