Futbollisti që bën humor me dëmtimin

23/12/2013 00:00

Futbollisti Mark Reynolds pësoi një çarje të thellë në buzë pas një përplasjeje me një kundërshtar në ndeshjen e Premier League-s skoceze Inverness-Aberdeen, por sensi i tij i humorit nuk u zbeh aspak.

Reynolds doli nga fusha me barrelë dhe u dërgua në spital për qepje, por në Twitter futbollisti postoi një foto ku duket dëmtimi i rëndë në fytyrë dhe shkroi me shaka: “Ende nuk e kuptoj pse nuk më lanë të vazhdoja lojën.”

Gjithmonë në linjën e humorit, Reynolds shkroi më tej: “Mendoj që karriera ime si model ka përfunduar pa nisur akoma. Gjithsesi, vazhdoj të mbetem më i bukuri i skuadrës.”

Top Channel