Di Maria: Nuk largohem nga Reali

23/12/2013 19:50

Mbërritja e Gareth Bale në Madrid i ka kufizuar minutat e lojës së Angel Di Marias.

Megjithatë, në një intervistë për shtypin spanjoll, argjentinasi mohoi zërat për një largim të mundshëm të tij nga “los blancos”.

“Ishte e qartë që klubi harxhoi 100 milionë euro për një futbollist titullar. Nuk do të kishte kuptim që Bale të mbërrinte në klub për të qenë në stol”, tha Di Maria.

“A kam kërkuar të largohem? Jo, këtë nuk e kam bërë asnjëherë dhe mendoj vetëm për Realin e Madridit. Nga ana e tyre gazetarët thonë që unë do të shkoj tek Tottenhami apo ndonjë skuadër tjetër. Pyesni ata se ku i kanë gjetur këto informacione, pasi unë nuk di një gjë të tillë”, shtoi futbollisti.

Top Channel