Superiorja mbyll vitin 2013

22/12/2013 16:00

Futbolli shqiptar mbylli siparin e tij për 2013-n, me tre ndeshjet e fundit të javës së 16-të Kategorisë Superiore, zhvilluar këtë të diel.

Në ndeshjen më interesante të ditës, një gol i vetëm i Zeqirit përcaktoi një fitore shumë të rëndësishme të Flamurtarit, në përballjen me Partizanin e vendit të dytë të renditjes.

Në Laç, shkodranët e Vllaznisë treguan se për ta pushimet kanë nisur, duke “kapitulluar” me rezultatin 3-0.

Ndërkohë, në një ndeshje shumë të rëndësishme në luftën për mbijetesë, zhvilluar në Kavajë, Besa vendase mposhti Byllsin me rezultatin 2-1.

Ndërkohë, në kryendeshjen e Kategorisë së Parë të kësaj jave, Dinamo arriti një fitore me shumë vlera në fushën e Elbasanit kryesues.

Skuadra tiranase, ngjitet kështu në vendin e tretë dhe përfshihet seriozisht në luftën për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar.

Superiorja, java e 16
Te dielen
Besa-Bylis               2-1
Flamurtari-Partizani  1-0
Laçi-Vllaznia            3-0
Te shtunen
Kukesi-Kastrioti        1-0
Lushnja-Skenderbeu 0-1
Tirana-Teuta            0-0

Renditja
Pikë    Skuadra
33 – Skëndërbeu
26 – Partizani
25 – Kukësi

25 – Laçi
24 – Flamurtari
24 – Teuta
21 – Besa
21 – Vllaznia
21 – Bylis
18 – Lushnja
16 – Kastrioti
12 – Tirana

Shenim: Ngjyra blu kampion dhe pjesemarrje ne Champions League. Ngjyra e gjelbert pjesemarrje ne Europa League dhe ngjyra e kuqe vendet qe bien ne Kategorine e Pare.

Kategoria e Parë, java e 15

Elbasani-Dinamo      0-1
Tërbuni-Kamza        2-1
Luftëtari-Apolonia     1-1
Shkumbini-Pogradeci1-1
Ada-Mamurrasi    e ndërprerë
Burreli-Himara         1-0
Tomori-Albpetrol      2-0
Butrinti-Veleçiku       3-1

Renditja

Pikë    Skuadra
33 – Elbasani
31 – Apolonia Fier

27 – Dinamo Tiranë
27 – Tomori Berat
26 – Tërbuni Pukë
25 – Shkumbini Peqin
24 – Butrinti Sarandë
24 – Pogradeci
17 – Burreli
16 – Himara
13 – Albpetrol Patos
13 – Veleçiku Koplik
13 – Kamza
12 – Luftëtari Gjirokastër
12 – Ada Velipojë
6 – Mamurrasi

Top Channel