Rikthehet sëmundja e sifilizit në Shqiperi, e zhdukur prej më shume se 20 vitesh.
Mjekët raportojne një rritje të rasteve me sëmundjen seksualisht të transmetueshme, çka e bën situaten alarmante, pasi tashmë janë diagnostikuar dhe raste të bebeve të sapolindura të infektuara nga nëna.
“Sifilizi është shembulli i sëmundjeve riemergjente infektive apo seksualisht të transmetueshme. Ka një rritje më alamente sivjet, ka raste tek gra shtatzanë apo sifiliz të transmetuar tek fëmija nga nëna e kjo përbën një zile alarmi, pasi tregon se ka një rrezik të madh të transmetimit të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, përfshi HIV-in”, tha mjeku Arjan Harxhi.
Sëmundja e sifilizit shfaqet në formen e puçrrave në organet gjenitale, të cilat në të shumten e rasteve nuk dhembin.
Por, kur virusi nuk trajtohet dhe avancon, ai rrezikon të dëmtoje trurin, zemrën, mëlçine e të tjera organe.
Ajo çka e ben me problematike situatën në vendin tonë është mungesa e reagentëve për të kryer analizat, por dhe medikamenteve për të trajtuar këtë semundje.
Mjeket tregojne se shpesh u kërkojne pacineteve qe me epruvete ne dore te drejtohen klinikave private per te bere ekzaminimin e me pas te kthehen per te percaktuar diagnozen dhe mjekimin.
“Në QSUT mungojnë kitet reagente për diagnostifikimin dhe shpesh të sëmurët i referojmë në klinika private, gjë që nuk është e rekomandueshme për të zbuluar diagnozën. Gjithashtu nuk zhvillohen testet tek gratë shtatzanë. Dua të bëj të qartë se sifilizi është një sëmundje lehtësisht e manaxhueshme nga ana mjekësore, por ka nevojë për barna dhe trajtim në kohën e duhur”, shtoi doktor Harxhi.
Aktualisht, në të gjithë vendin raportohen mbi 500 raste me sifiliz dhe mjeket nuk ngurojne te flasin per nje shperthim te sifilizit.
Por, shifrat ka gjasa të jene edhe me të larta, pasi shqiptaret nuk i drejtohen mjekut kur behet fjale per semundje seksualisht te transmetueshme, pasi druajne paragjykimet.
Top Channel