“Forca ekstremiste ndikuan për statusin”

22/12/2013 00:00

Një pjesë të mirë të fjalimit të tij, në aktivitetin për analizën e 100 ditëve të para të qeverisjes së të majtës, ku çdo ministër paraqiti arritjet dhe objektivat, kryeministri Edi Rama ia kushtoi vendimit për shtyrjen e statusit të vendit kandidat.

Për herë të parë, kreu i qeverisë shqiptare u shfaq me tone të rritura, ndaj atyre që – sipas tij – ndikuan në vendimin e BE-së për Shqipërisë dhe këto ishin forca ekstremiste në disa vende anëtare, duke shprehur edhe keqardhjen për mungesën e solidarizimit të opozitës me shqiptarët në këtë rast.

“Kemi dëgjuar udhëheqësa dhe udhëndjekësa të PD se na kanë akuzuar si eurofob, se po hedhim baltë mbi Europën. Jo, ne thjesht kemi refuzuar të pranojmë në heshtje, fyerjet dhe kategorizimet e papranueshme, që iu bënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në prag të vendimit për statusin, jo nga institucionet e BE-së, as nga qeveritë e vendeve anëtare, por përfaqësues të forcave ekstremiste, që ëndërrojnë dhe propagandojnë përditë mbylljen e BE-së dhe daljen nga euro të vendeve të tyre. Sipas sondazheve, këto forca po rriten dhe, për fat të keq, arrijnë të ndikojnë në vendimin për zgjerimin e BE-së. Këto janë fakte botërisht të njohura dhe nuk është shpikje e jona”, deklaroi kryeministri Rama.

Ndërsa opozita, tha Rama, zgjodhi rrugën të mbyllë veshët përpara etiketimeve që iu bënë shqiptarëve, ai vet tha se nuk pranon ta bëjë këtë.

“Une vet, mes heshtjes kokëulur, ndaj deklaratave të atyre që, në cfarëdo lloj gjuhe të Europës, e akuzojnë haptazi Shqipërinë, si çerdhen e lloj-lloj të zezash, dhe thënies shqip të së vërtetës se këto lloj forcash, e jo Shqipëria, janë problemi i BE-së sot, nuk preferoj heshtjen tinzare për motive politike të brendshme, por shqipen e qartë. Shqipen europiane të Naim Frashërit, që ia ka thënë këtij kombi kaherë se dielli i shqiptarëve lind nga Perëndimi. Shqipen europiane të Fan Nolit, që e bëri Shakespeare-n të flasë edhe shqip dhe foli për të gjithë shqiptarët gjuhën e integrimit në Europë, ende pa aguar BE-ja. Shqipen europiane, që në Shqipëri e flasin njësoj në harmoni, muslimanë e të krishterë, në emër të të cilëve, si kryeministër i këtij vendi, e refuzoj me përçmim abuzimin që bëjnë me fenë e këtij vendi, individë dhe forca ekstremiste që s’kanë asnjë lidhje me idealin e etërve themelues të BE-së”, theksoi Edi Rama.

Për të treguar vendosmërinë për rrugën europiane të Shqipërisë, Edi Rama citoi një nga themeluesit më të spikatur të BE-së, Zhan Monete, kur thoshte se nuk jam optimist për BE-në, por jam i vendosur.

“Rrethanat e reja, që në disa vende në Europë prodhojnë lodhje nga zgjerimi, për në, përditë e më shumë, prodhojnë vendosmëri, jo për t’i mbushur mendjen Brukselit, por për ta rilindur vendin tonë, transformuar vendin me reforma të qenësishme, që përpara se t’u kërkojmë llogari të tjerëve, t’i kërkojmë rezultate vetes dhe kur ta kemi bërë këtë për shqiptarët, të kemi ndërtuar shtet për ta, mund t’u kërkojmë llogari dhe të tjerëve. Ne jemi të vendosur ta bëjmë këtë”, deklaroi Rama.

***

Në vlerësimet e tjera te Ramës, “u realizuan pritshmerite kryesore, por mirepresim kritika per ate qe duhet te bejme me mire. Libri i trashe i gabimeve te qeverise se meparshme ka qenë një udherrefyes i asaj qe nuk duhet te bejme”. “Konkurrenca dhe vleresimi i merites jane vlerat qe sapo kemi nisur ta bazojme kete proces transformimi. Rritja e pergjegjshmerise sociale është nje shtyse e natyrshme e koalicionit tone PS-LSI “, çmoi kryeministri.

Në kuadrin e përgjegjësisë sociale, Rama renditi këto arritje: “800 mije njerez nga 40-60 vjec do te marrin sherbimin mjekesor falas, ashtu si 30 mijë gra e vajza që nuk mund të bënin dot ekzaminimet për shtatzaninë apo për tumorin e gjirit për shkak të gjendjes së tyre ekonomike. Kemi garantuar normalizimin, pas nje periudhe te papranueshme te bllokimit te spitaleve gjatë muajve që paraprinë zgjedhjet.  Garantuam në këto ditë sherbimin normal sipas standartit te shkuares ne spitale, por jo siç do te jete pas 4 vitesh. i kemi dhene rruge ndertimit te shkolles si qender komunitare ne arsim, ndërsa nuk ka më asnjë kurs privat per nxenesit, por vetem asistence falas. Përgjegjësia sociale u pa që në ditët e para të qeverisjes, kur 300 romët e lënë rrugëve u kthyen në një komunitet normal e me strehim, apo me 100 mijë familjet e varfëra e mijëra invalidët, për të cilët u garantua marrja e plotë e ndihmës së dhjetorit dhe nga janari i të gjithë pagesave të prapambetura”.

Duke vazhduar më tej me arritjet e këtyre 100 ditëve të para, Rama shtoi: “Ne 100 dite kemi marre bekimin e shume banoreve te Krujes qe prej 20 vitesh nuk hapnin dot dritaret e tani mund ta bëjnë pas mbylljes së guroreve. Gjithashtu kemi ndërprerë të gjithë ndërtimet në Krujë, Berat e Gjirokastër, deri në hartimin e një plani që do të rivlerësojë vlerat kulturore e turistike të këtyre qyteteve”.

Përsa i përket ekonomisë, Rama tha: “Vetëm nga administrimi me i pergjegjshem i doganave, i kemi shtuar shtetit 3,6 mld leke ne 100 dite. Zhvillimi ekonomik është nje sfide qe lidhet me modelin dhe ne kemi nje model tipik per tranzicione, teksa burimet e këtij modeli po shterojnë. Na duhet nje model i ri zhvillimi, me burime te reja rritje ekonomike qe jane aty dhe jane te shperduara në mënyrë kriminale. Shperdorime ka pasur ne nafte, miniera, bregdet, toke, tek pasurite tona kulturore dhe te gjitha keto jane burimet tona të zhvillimit të së ardhmes. Taksa e sheshte per ne është papranueshme dhe e zevendesuam, me nje sistem taksimi te ndershem”.

Ministrat raportojnë 100 ditët
Cani: Iu vu fre rrënimit, po kontrollojmë e do të denoncojmë të tjera dosje

Në 100 ditët e para të qeverisjes, ministri i Financave Shkëlqim Cani deklaroi se iu vu fre rrënimit ekonomik të vendit. Sipas tij, veçanërisht në dy institucione, Dogana dhe Tatime, janë verifikuar shkelje të rënda të raportuara, që i kanë kushtuar taksave të shqiptarëve miliona lek dëm.

Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, deklaroi se monopolet, gjithashtu, janë vënë nën shënjestrën e zhbërjes dhe në 2014 do të çlirohet tregu prej tyre. Me paketën e re fiskale dhe buxhetin e 2014 synohet – tha ai – rimëkëmbja e vendit, që nis nga shlyerja e borxheve, ku paraardhësit e kishin zhytur vendin.

Të gjithë ministrat e kabinetit qeveritar kanë raportuar, për dikasteret që mbulojnë, arritjet për tre muajt e parë të qeverisjes së tyre.

Shëndetësia falas për 800 mijë shqiptarë, tha ministri Beqaj, është premtim që do të mbahet. Shkollës ka nisur t’i kthehet dinjiteti dhe në 2014 nis akreditimi i universiteteve, tha ministrja Nikolla. Vendosja e territorrit nën kontroll nga ndërtimet është objektivi i ministres Eglantina Gjermeni. Siguria dhe ligjshmëria për ministrin e Brendshëm Tahiri. Ushtria ka nisur të trajtohet si pjesë dinjitoze e NATO-s. Reforma në drejtësi është më e vështira, por jo e pamundur, për ministrin Naço. Ndërsa për ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, kthimi i besimit te Shqipëria është fokusi i dikasterit të diplomacisë.

Zv/kryeministri Peleshi: “E dimë që populli shqiptar ka shumë pritshmëri për këtë qeveri. E dimë që populli pret transformimin modern të Shqipërisë dhe ne po punojmë që ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”.

Ministri i Shëndetësisë, zoti Ilir Beqja: “Në paketën fiskale 2014 përfshihet heqja e taksës mbi sëmundjen, u përmirësua furnizimi në QSUT me barna. Janë bërë 0 tarifat për personat e pasiguruar, për personat me tumor dhe gratë shtatzënë”.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla – “Ja dolëm të çlirojmë shkollat nga aktivitetet private, bëmë proces transparent me mësues dhe prindër për të hequr korrupsionin në arsim. Mundësuam projektin për të transformuar shkollat në qendra të rëndësishme për komunitetin. Drejtuesit e rinj në arsim u zgjodhën sipas meritës”.

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj – “Gjëja e parë që bëmë është sistemimi i 300 qytetarëve romë. Pastruam skemën e abuzimeve me pagesat për personat me aftësi të kufizuara. Nënshkruam marrëveshjen e pensioneve me Belgjikën”.

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka – “Ndalimi i importit të mbetjeve, një nga arritjet e para. E nisëm me mbylljen e 109 furrave të gëlqeres në Krujë që shkaktonin ndotje kancerogjene. Kemi identifikuar ndërtimet e paligjshme në zona të mbrojtura dhe do të nisë rehabilitimi i tyre”.

Ministrja e Inovacionit, Milena Harito – “Kemi mbyllur mijëra uebsajteve të basteve që ishin të paligjshme, plot 6000”.

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço:
“Duam që sistemi i drejtësisë të jetë transparent dhe i pavarur”.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri:
“Po mundohemi për një reformim tërësor. Kemi prioritet absolut luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore. Kemi rilindur kapacitetin e Policisë së Shteti, e kemi nxjerrë nga bunkeri dhe e kemi kthyer në një institucion transparent”.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli: “Ushtria, e perkushtuar ne aktivitetet per ndihme te komunitetit. Ka nisur një proces reformimi. Falenderoj trupat tona të përkushtuara ndaj paqes dhe demokracisë botërore jashtë vendit”.

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati:
“Diplomacia shqiptare, ne proces transformimi. Pavaresisht mungeses se statusit, imazhi jone po transformohet ne menyre rrenjesore. Do te vazhdojme ne rrugen e reformave te suksesshme, afruese me BE. i japim perparesi diplomacise ekonomike. Sherbimi i Jashtem nuk do te jete me nepotik e partiak”.

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha: “Pune shume e madhe per te permiresuar dialogun me vendet e BE. Paketa antikorrupsion është duke dhënë rezultatet e para të rëndësishme”.

Ministrja e Turizmit dhe Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni: “
Rehabilitim zonave turistike, zhvillim i integruar ekonomik e urban”.

Ministrja e Kultures, Mirela Kumbaro:
“E gjeta ministrine nje ngrehine abuzimi me trashgimine dhe me fondet publike. Kultura do te jete nje vlere e shqiptareve perballe Europes”.

Top Channel