Ambasadori i Bashkimit Europian, Ettore Sequi është i pari nga personalitetet e njohura të Tiranës që hapi ceremonitë e pritjeve festive të këtij fundviti me përfaqësuesit e medias shqiptare.

Ndër fjalët e para, që ambasadori Sequi zgjodhi të thotë ishte falënderimi për median në Shqipëri, që këtë vit, edhe më shumë se vitet e tjera është përpjekur t’u shpjegojë qytetarëve në mënyrë efiakse se çfarë është integrimi europian.

Duke qenë se edhe media e ka trajtuar integrimin si një prioritet kombëtar, veçanërisht këto ditë, kur po flitet edhe për arsyet e mosmarrjes së statusit, ambasadori Sequi zbuloi se këto dy ditë ka pasur dreka pune si me kryeministrin Edi Rama, ashtu edhe me kreun e opozitës Lulzim Basha.

Duke uruar, që viti i ardhshëm të jetë sa më i mbarë për Shqipërinë dhe shqiptarët, ambasadori Sequi siguroi gazetarët për një bashkëpunim më të ngushtë me ambasadën e  Bashkimit Europian në Tiranë, duke kontribuuar kështu në informimin më të mirë të publikut shqiptar për përfitimet konkrete, që ka Shqipëria nga integrimi i saj në Bashkimin Europian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA