Kanada, bie ligji anti-prostitucion

20/12/2013 00:00

Gjykata Supreme në Kanada ka rrëzuar unanimisht ligjet anti-prostitucion të vendit, duke lejuar kështu mbajtjen hapur të shtëpive publike, të kontakteve të tyre me klientin dhe vazhdimin e taksimit të fitimeve.

Vendimi vjen pas një padie të bërë në gjykatë nga një grupi punonjësesh të seksit dhe njëkohësisht i jep kohë qeverisë një vit kohë për të modifikuar legjislacionin.

Të nëntë gjyqtarët e Gjykatës Supreme vendosi në favor të rrëzimit, me argumentin se ligjet ishin “tërësisht të papërshtatshme”.

“Në Kanada nuk është krim të shesësh seksin për para”, shkroi kryegjyqtari Beverley McLachlin në vendimin e së premtes.

Kodi penal i Kanadasë aktualisht e konsideron ilegale mbajtjen hapur të shtëpive publike, komunikimet në publik për aktet e prostitucionit, etj.

Por gjyqtari McLachlin shkroi: “Parlamenti ka pushtetin për të rregulluar ngatërresat, por jo në dëm të shëndetit, sigurisë dhe jetës së prostitutave”.

Në bazë të ligjit, Parlamenti kanadez ka 12 muaj për të rishkruar paketën ligjore, ndryshe ajo do të tërhiqet. Ministri kanadez i Drejtësisë, Peter MacKay deklaroi se qeveria do të reflektojë për këtë “çështje shumë komplekse”.

Ndërsa një grup për të drejtat e grave dënoi vendimin e gjykatës, duke thënë se e premtja ishte “një ditë e trishtueshme”.

“Mendoj se brezat që do të vijnë, vajzat tona dhe vajzat e tyre më pas do të shohin të sotmen dhe do të thonë: ‘ç’u tha media atyre’”, u shpreh aktivistja Kim Pate.

Top Channel