Askush nuk e njohu, vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie bën debutimin e saj si balerinë në videoklipin e ri të këngëtares së njohur
Julianne Moore është një nga aktoret më të famshme të Hollivudit. Kohët e fundit ajo është nderuar me një yll në Bulevardin e Famës dhe është e lumtur me pamjen e saj edhe pse nuk mund të rivalizojë koleget e reja në industrinë e kinematografisë.
53-vjeçarja ka thënë në një intervistë për ‘The Edit’ se nuk ka përdorur dhe nuk do të përdorë kurrë Botox-in për t’u dukur më e freskët.
“Dua të plakem natyrshëm. Nuk dua të qortoj ata persona që përdorin kirurgji plastike, pasi këto janë gjëra që të bëjnë të ndihesh mirë me veten dhe nuk ka asgjë të keqe. Por, unë thjesht dua të dukem vetvetja”, deklaroi Moore.
Në lidhje me yllin në Bulevardin e Famës, 53-vjeçarja tha me shaka: “Të gjithë duam të lëmë një gjurmë në këtë Botë dhe tani që unë e lashë, mund të vdes e qetë.”
Top Channel