Mesazhe zanore të lëna për Kate Middleton nga Princi William u përgjuan nga e përjavshmja “News of the World”, u bë e njohur gjatë një gjyqi në të cilat po gjykohen veprimet e gazetës.
“News of the World” u mbyll gjatë 2012-s pasi u përfshi nga një seri skandalesh.
Prova të qarta të përgjimeve të paautorizuara të personazheve publikë ishin dokumentuar gjatë gjyqit, por dëgjimi i mesazheve të Princeshës së Uellsit i jep skandalit përmasa të reja.
Mes mesazheve, përmbajtja e të cilëve u publikua në gjyq, figuronin pjesë të bisedave intime mes atëherë dy të dashurve apo histori personale, si ato në të cilat William tregonte se kishte shkuar për gjueti dhe se për pak ishte qëlluar nga një plumb manovre, gjatë një stërvitje ushtarake.
Përgjime i ishin bërë edhe telefonit personal të Williamit, pasi në arkivin e “News of the World” figuronte edhe një komunikim, gjatë të cilit trashëgimtarit të dytë në radhë i fronit britanik i përmendej emri i ish-të dashurës Chelsy Davy nga një prej miqve të tij.
Top Channel