Shtrohet në spital psikiatrik përkthyesi ‘fals’

19/12/2013 00:00

Interpretuesi në ceremoninë përkujtimore të Nelson Mandeles, qe beri gjeste të pakuptimtë, u shtrua në një spital psikiatrik.

Media lokale citon bashkëshorten e tij, e cila tha se Thamsanka Jantjie kishte pësuar një ezaurim nervor. Ajo e kishte shoqeruar ate ne nje spital pranë Johanesburgut, por pas kontrollit, mjeket i kishin sygjeruar qe te shtrohej menjehere.Ekspertet e leximit të shenjave thane se gjate perkthimit te udheheqesve boterore, shenjat e tij perktheheshin ne “karkaleca deti”, apo “kuaj loder” në ceremonitë përkujtimore të Mandelës, javën e kaluar.

Jantjie tha se ai kishte patur një “atak skizofrenie” dhe kishte këmbengulur se ishte nje perkthyes i kualifikuar. Edhe Partia Kongresi Kombëtar Afrikan (ANC) shpjegoi se e kishte marre disa here Jantjien si interpretues dhe asnjehere nuk kishte patur kritika per punen e tij.

Top Channel