SHBA, edhe Senati kalon buxhetin

19/12/2013 00:00

Senati amerikan ka kaluar një marrëveshje 2-vjeçare mbi buxhetin, që lehtëson automatikisht shpenzimet dhe redukton rrezikun për një bllokadë qeveritare në këtë periudhë.

Projekt-marrëveshja mori 64 vota pro dhe 36 kundër, ku në favor votuan edhe 9 republikanë, vec demokratëve të Senatit gjatë së mërkurës, ndërsa tani do të dërgohet për te presidenti Barack Obama për t’u nënshkruar edhe prej tij, në mënyrë që të marrë formën e një ligji.

Marrëveshja, e cila u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve javën e kaluar, përcakton nivelin e përgjithshëm të shpenzimeve fiskale për vitin 2014, për të ashtuquajturat “programe diskrete”, në 1,012 trilionë dollarë, duke ulur shkurtimet buxhetore me rreth 63 miliardë dollarë për dy vjet, që nisin nga muaji i ardhshëm.

Paratë për të komensuar fondet e restauruara do të vijnë nga burime të ndryshme, përfshi rritje e tarifave të sigurisë për pasagjerët e linjave ajrore dhe shkurtimet e lidhura me pensionet për punonjësit federalë dhe pensionistët ushtarakë.

Marrëveshja e shkallës së ulët as nuk rrit të ardhurat nga taksat, siç donin demokratët, as nuk shkurtojnë të ardhurat prej programeve federale me liri veprimi, të njohura si “të drejtat”, siç donin republikanët.

Komisionet buxhetore respektive, të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, tashmë duhet të hartojnë një projekt-shpenzimesh për të implementuar marrëveshjen buxhetore përpara se autorizimi aktual i shpenzimeve të skadojë.

Obama e përshkroi marrëveshjen si “një hap përpara drejt vendimmarrjeve dritëshkurtra, apo nxitëse të krizës, që kanë rezultuar të jenë një element pengues për ekonominë tonë”.

“Ajo ndihmon të hartojmë kursin tonë ekonomik për 2 vitet e ardhshme, që do të thotë se populli amerikan nuk do të ekspozohet më nga një tjetër ‘shutdown’ i dhimbshëm dhe jo i zgjuar”, shtoi ai.

Top Channel