Rusi, Putin do të falë Khodorkovskyn

19/12/2013 15:40

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të nxjerrë së shpejti një dekret falje për ish-miliarderin e burgosur, Mikhail Khodorkovsky.

Lajmi u raportua gjatë së enjtes gjeresisht nga mediat boterore. Vete presidenti Putin pranoi se i kishte mberritur nje kerkese falje prej 50-vjecarit dhe se ai kishte vendosur qe ta pranonte ate.

Khodorkovsky, dikur njeriu më i pasur në Rusi, shihet si një prej viktimave më të famshme të luftës së presidentit Putin për pushtet.

Dënimi i tij vazhdon të konsiderohet prej shumë vendeve perëndimore ende si politik.

50-vjeçari dhe partneri i tij në biznes, Platon Lebedev, u dënuan fillimisht për pastrim parash dhe duhet të liroheshin në 2014-n, por një proces i ri për evazion fiskal në vitin 2010 zgjati burgosjen e tyre deri në 2017-n.

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut e ka kritikuar dënimin e dy biznesmenëve, duke i kërkuar disa herë autoriteteve ruse që të rigjykojnë këtë çështje.

Si ish-pronari i “Lukoil”, Khodorkovsky arriti të shndërrohej në njeriun më të pasur të Rusisë dhe një prej më të pasurve në botë, përpara dënimin të parë në vitin 2003.

Si rrjedhojë e atij dënimi, kompania në zotërim të manjatit u konfiskua dhe të gjithë asetet kaluan në administrimin e “Gazprom”-it, një kompani e përbërë kryesisht nga kapitali shtetëror.

Top Channel