Dalin videot e dëshmive të Bill e Hillary Clinton në Kongres për lidhjen me Epstein: E vërteta e fotos në vaskë, biseda me Donald Trump për financierin
Banka Qendrore amerikane (Rezerva Federale) ka njoftuar ngadalësimin e përpjekjeve të tyre për të stimuluar ekonominë amerikane.
Rezerva Federale tha se kishte planifikuar pakësimin e një programi për blerjen e bonove të thesarit nga 85 miliardë dollarë në muaj, në 10 miliardë në muaj.
Stimuj të këtij lloji janë të dizenjuara për të ulur normat e interesit dhe për të rritur aktivitetin ekonomik.
Komiteti qeverisës i “Fed’s” theksoi rritjen e punës së fortë, si një arsye për vendimin e nisjes së ngaladësimit të programit për blerjen e bonove. Njoftimi edhe pas një takimi 2-ditor në Uashington DC.
Vendimi i “Fed’s” për të nisur lehtësimin e përpjekjeve të jashtëzakonshme stimuluese, që thekson se Banka Qendrore beson se ekonomia amerikane është përforcuar mjaftueshëm, aq sa nuk ka më nevojë për kaq shumë mbështetje.
Reduktimi prej 10 miliardë dollarë vjen nga dy zona, “Fed” do të reduktojë blerjet në Thesarin amerikan, nga 45 mld dollarë në 40 mld dollarë, ashtu si dhe blerjet e sigurimeve të mbështetura nga hipotekat, nga 40 mld dollarë në 35 mld dollarë në muaj.
Në parashikimine tij për vitet e ardhshme, “Fed’s” tha se situata e papunësisë do të përmirësohet më shpejt se sa pritej më parë. Norma e papunësisë do të bjerë në 6,3% nga niveli aktual prej 7%, gjë që mund të sjellë edhe reduktimet e mëtejshme të përpjekjeve stimuluese të “Fed’s”, në vitin pasardhës.
Top Channel