Pakti antikrizë i BE

19/12/2013 00:00

Udhëheqësit e Bashkimit Europian do të marrin pjesë në samitin e
Brukselit, pasi arriten paktin e shumëpritur, për menyrën e veprimit në
rast se falimentojnë bankat e Eurozonës.

Sipas planit do të ngrihet një fond prej 55 miliardë eurosh, i financuar nga industria bankare, gjatë 10 vjetësh; do të krijohet një rezolutë e re europiane, e cila do të vendosë se kur dhe si do te mbyllen bankat. Marrëveshja është pjesë e përpjekjeve të gjera për ndertimin e unionit bankar, për të shmangur planet e shpëtimit, që paguhen nga taksapaguesit.

Korrespondenti i BBC-së për Europën, Kris Morris tha se “në letër marrëveshja përfaqëson centralizimin më të madh të pushtetit në Bashkimin Europian, prej kohës kur hyri në qarkullim euro”. Britania e Madhe dhe 10 ekonomi që nuk bëjnë pjesë në Eurozonë, nuk janë pjesë e marrëveshjes, sipas te ciles, fondet e paguara nga vetë bankat do te mblidhen në një fond europian gjatë dekadës së ardhshme, me ngritjen e nje agjensie te re europiane qe njihet si: “Autoriteti i Ndihmes”.

Marrëveshja u arrit pas disa muaj negociatash, qellimi ishte të perfundonte përpara se të nise “testi i stresit” vitin e ardhshem dhe është parashikuar te miratohet nga Bashkimi Europian. Shtylla e parë e “Unionit Bankar” do të marrë formë vitin e ardhshëm kur Banka Qendrore Europiane të ngreje një organizëm vëzhgues për të monitoruar 6000 bankat e Eurozonës. Gjermania dhe disa vende te tjere synojne te ruajne mbikeqyrje te larte ndaj bankave te vogla. Ne axhenden e takimit të Brukselit do te jete edhe bashkepunimi ushtarak.

Top Channel